Ministria e Inovacionit dhe Shkencës (MINT) në bashkëpunim me KIESA dhe projektin EnInGeP nga ADC ka lansuar një thirrje publike për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM) për shërbimet e digjitalizimit.
Skema ka një fond total prej 150,000 € dhe synon të mbështesë transformimin digjital të ndërmarrjeve, duke rritur performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në tregjet lokale dhe ndërkombëtare.
Afati për aplikim është 24 Shtator 2025, ndërsa aplikimet bëhen përmes platformës e-Kosova të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/677
Për më shumë informacion mbi procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, të interesuarit mund të konsultojnë udhëzuesin në portalin e-Kosova, si dhe në faqet zyrtare të MINT dhe KIESA./Katror.info.