katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    22 minutes ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    26 minutes ago
    Moti sot në Kosovë
    27 minutes ago
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    21 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    21 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    24 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    27 minutes ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    23 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    21 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre edhe shqiptari Samir Mane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre edhe shqiptari Samir Mane

Last updated: 09/01/2025 12:51 PM
184 Shikime
Shpërndaje
Foto: ABC News

Revista prestigjioze TIME në botimin e saj special për “Njeriun e Vitit”, ka përzgjedhur mes emrave të njohur dhe me ndikim në skenën globale edhe një shqiptar; ai është sipërmarrësi Samir Mane, themelues dhe President i Grupit BALFIN, përcjell Telegrafi.

Revista Time ka një traditë të gjatë të përzgjedhjes së “Njeriut të Vitit,” që daton prej vitit 1927. Ky çmim nderon një individ ose lëvizje që ka ndikuar ndjeshëm në ngjarjet gjatë vitit. Në vitin 2024, Time ka zgjedhur Donald Trump si “Njeriun e Vitit,” duke shënuar për të herën e dytë që e merr këtë çmim, nën motivacionin e “nxitjes së një ndryshimi politik breznor, për riformësimin e presidencës amerikane dhe transformimin e rolit të kombit në arenën globale”. Hera e parë shënohet në vitin 2016, kur arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA përballë demokrates Hillary Clinton.

Çmimet e Revistës Time për vitin 2024, të ndara si më poshtë:

Mundesh me e lexu edhe…

Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim

“Njeriu i Vitit” shkon për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump;

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“CEO i Vitit” shkon për Drejtoreshën Ekzekutive të korporatës shumëkombëshe dhe teknologjike Advanced Micro Devices (AMD), Lisa Su;

“Atletja e Vitit” shkon për yllin e basketbollit, Caitlin Clark;

“Ikona e Vitit”, për legjendën e muzikës Elton John.

Ndërsa secila figurë është vlerësuar për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, Time e cilëson rrugëtimin e sipërmarrësit Samir Mane kështu: “Me një karrierë që nisi në fillim të viteve ’90, Mane ka ndërtuar një konglomerat global që operon në 11 vende dhe 2 kontinente, duke sjellë inovacion dhe ndikim të qëndrueshëm ekonomik.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikërisht në këtë mënyrë hapet intervista ekskluzive e Manes, ku ky i fundit ndalet në të shkuarën, në sfidat e kohës dhe në vendosmërinë dhe këmbënguljen e tij për t’u identifikuar nga hera si një vizionar në botën e biznesit, duke ndërtuar dhe fuqizuar grupin Balfin.

Kur i kërkohet të ndajë një moment të rëndësishëm që për të ka qenë një pikë kthese, Mane shprehet se “suksesi i një biznesi rrallë herë është rezultat i një momenti të vetëm përcaktues, por më shumë një zinxhir vendimesh dhe veprimesh”.  

Si hallka të këtij zinxhiri, ai përmend krijimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU, ndërtimin e destinacionit elitar turistik Green Coast, dhe hyrjen në tregjet e SHBA-s dhe Kanadasë përgjatë viteve 2023-2024. “Këto momente dhe shumë të tjera ndërmjet tyre, theksojnë aftësinë për të kapur mundësitë, për t’u përshtatur dhe për të avancuar”, thekson Mane.

Grupi BALFIN operon në industri të ndryshme si në: pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistem bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë. Për sipërmarrësin Mane, portofoli i larmishëm i Grupit është njëherazi avantazhi më i madh që mund të ketë. “Kjo na ka lejuar të zbusim rreziqet, të shfrytëzojmë sinergjitë, të kapim mundësitë në tregje dinamike dhe të krijojmë një rrjet të mirë partnerësh ndërkombëtarë dhe vendas”, shprehet Mane.

Në përmbyllje të intervistës, Mane ndan vizionin e tij për të ardhmen e Grupit BALFIN, duke vënë në qendër rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe ndikimit pozitiv në komunitetet që grupi operon. Ai nuk ngurron të nënvizojë rolin strategjik të Fondacionit Mane, sikurse të shprehë vlerësimin e tij për punonjësit, partnerët dhe palët e interesit./Telegrafi/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
TAGGED:Grupi BALFINpeopleRevista TIMESamir Manetop3tophome1Trump

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ku renditet pasaporta e Kosovës në listën globale të pasaportave?
Artikulli i ardhshëm Janjeva në pulla postare të Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?