Një arritje e rëndësishme është shënuar në Bajgorë me dorëzimin e suksesshëm të tokës së deminuar komunitetit lokal, si pjesë e programit për veprim kundër minave të mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, shkruan Katror.info.
Ky zhvillim i fundit jo vetëm që eliminon një burim të rrezikut për banorët, por gjithashtu krijon baza të forta për investime dhe përmirësim të jetës në zonë.
Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kjo tokë e liruar nga minat do të shërbejë për zgjerimin e projekteve për energji të gjelbër, zhvillimin e turizmit rural, si dhe për rritjen e punësimit lokal dhe qasjen në bujqësi.
“Ky është një shembull konkret i mënyrës se si politikat dhe mbështetja ndërkombëtare përkthehen në përmirësim real të jetës së qytetarëve,” thuhet në njoftimin e BE-së në Kosovë, duke falënderuar organizatat partnere: Norwegian People’s Aid, The HALO Trust, Qendrën Kosovare për Veprim kundër Minave, dhe vetë komunitetin e Bajgorës për angazhimin e tyre të palëkundur./Katror.info