katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    8 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    8 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    8 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    17 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    17 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    17 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    14 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    17 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Tomorri i mbushur me borë nuk ndalon organizimin e ecjeve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Tomorri i mbushur me borë nuk ndalon organizimin e ecjeve

Last updated: 17/01/2024 12:04 AM
179 Shikime
Shpërndaje
Foto: Living.al
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Tomorri i mbushur me borë nuk ndalon organizimin e ecjeve

Pamjet surreale që kryeministri Edi Rama postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale, me borën e gdhendur në format e Teqes së Abaz Aliut, në malin e Tomorrit, nuk i penguan eksploruesit e natyrës të shkonin drejt lartësisë, në këmbë, edhe gjatë kësaj fundjave me borë të vazhdueshme. Grupet e stërvitura, të pajisura me mjetet e nevojshme, vetëm sa e bënë më të prekshme bukurinë dimërore të malit të shenjtë mbushur me legjenda shenjtorësh, të dashuruarish e lutje që lëkunden nga era në flakën e qirinjve. Gushti është muaji i ditëve të shenjta të malit të Tomorrit. Mijëra pelegrinë, nga e gjithë bota, besimtarë të krishterë, bektashinj a mysliman, i bashkohen lutjeve të natës majë malit, kryesisht pasi kanë flijuar një kafshë që u ka prirë rrugën, në adhurim të dikujt a diçkaje, shkruan Living.al.

Ndërsa, në këto ditë që Tomorri është zbardhur i gjithi, ka të ngjarë që grupet turistike të mos kenë ndërmend asgjë nga këto, veç shpresës të depërtojnë erën, të durojnë të ftohtin e të përjetojnë kënaqësinë e fitimit të sfidës, kur arrijnë majën. Imazhet e grupit të udhëhequr nga Fation Plaku, gjatë fundjavës së shkuar, gati e flasin mundimin e gjashtë orëve rrugëtim në thellësinë e dëborës së malit. Dhe, veç lartësisë e mitizimit, historisë e legjendave, me gushtin, asgjë nuk i bashkon pamjet e njerëzve të shpërndarë në shpatet e malit, lëndinat e korijet, me bardhësinë e dimrit.

Qirinjtë e ndezur, pelegrinët që presin e përcjellin dritën e diellit, bashkë me lutjet e tyre, nuk u ngjajnë këmbënguljes dhe përpjekjes së të stërviturve të dimrit që, e bëjnë, në çdo rast, më përrallor malin e Tomorrit.

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjillin a Kuranin. Kuptohet se ky adhurim është fryt i kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tomorri është një mal ne veri – lindje të qytetit të Çorovodës në Shqipëri. Me majën më të lartë 2416 metra ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, siç e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme.

Tomorri është një ndër malet më të madhenj në Shqipërinë e jugut. Maja e tij më e lartë, e quajtur Çuka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2,416 m. Mali ndodhet në lindje të qyteteve Berat dhe Poliçan përkshruar nga lumi Osum.

Mali i Shpiragut, nga ana tjetër, njihet gjithashtu si Mali i Enver Hoxhës, sepse në të u vendos parrulla më e madhe me emrin e Enver Hoxhës. Megjithatë, mali i Shpiragut është më i vogël se ai i Tomorrit.

Lumi Osum është i gjatë 161 km dhe krijon Kanionin e Osumit, i vetmi për nga madhësia në Shqipëri. Me derdhje në lumit e Semanit e që përbën një nga pikat e tjera turistike më tërheqëse në Shqipëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Legjenda e Tomorrit dhe Shpiragut

Mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë nëpër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta mes të dyve.

Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundi.

Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes së përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.

Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa – gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t’i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BorahikingShqiperiatomorrtop1udhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Bright Sky Al”, aplikacioni për denoncimin e dhunës
Artikulli i ardhshëm Ajsbergu më i madh në botë po shpërbëhet, por e ka një efekt pozitiv

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

30 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Udhë

Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?