Kongresisti amerikan, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së, Ritchie Torres ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai e ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i fortë i SHBA-së në rajon. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka theksuar Torres.
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Bronx u shpreh i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.
“Si Bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës…Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka theksuar Torres përmes një postimi në X./Katror.info
As Co-Chair of the Albanian Issues Caucus in Congress and the proud representative of a vibrant Albanian diaspora in the Bronx, I had the honor of meeting with President Vjosa Osmani of Kosovo.
The United States knows no greater ally in the Western Balkans than Kosovo. pic.twitter.com/j2FnSz4Tn6— Ritchie Torres (@RitchieTorres) July 16, 2025