Toyota Motor Corp tha të mërkurën se planifikon të prodhojë rreth 750 mijë automjete globalisht në muajin shkurt.
Prodhuesi japonez i automjeteve tha se synon të prodhojë rreth 300,000 automjete brenda vendit dhe rreth 450,000 jashtë shtetit, dhe se do të vazhdojë të monitorojë furnizimin e pjesëve të automjeteve, përfshirë gjysmëpërçuesit.
Toyota prodhoi 740,996 automjete globalisht në shkurt të vitit të kaluar, kundrejt një objektivi prej rreth 700,000.
Toyota Motor Corporation është një prodhues shumëkombëshe japoneze e automobilave me seli në Toyota City, Aichi, Japoni./Katror.info