Pas më shumë se një dekade nga filmi i fundit, seria e njohur e filmave “Final Destination” po rikthehet me kapitullin e ri “Final Destination: Bloodlines”.
Ky film, sipas USA Today, premton të sjellë edhe një herë atmosferën e ngarkuar me ankth dhe situatat fatale të ndërlikuara që i kanë bërë të famshëm seritë e kaluara të filmave.
Traileri i ri, zbulon disa nga skenat tronditëse, ku autobusë, xhama të thyer, piano dhe kositës bari shndërrohen në mjete vdekjeprurëse. Për më tepër, aktori Tony Todd rikthehet në rolin ikonik të William Bludworth, një person misterioz që merret me përgatitjen e ceremonive të varrimit, i cili duket se di më shumë se të gjithë për fuqinë e “vdekjes”.
Një trailer më i shkurtër, publikuar muajin e kaluar, ka shfaqur skena premtuese për fansat e vjetër të serisë, të cilët do të përballen sërish me “ndjenjën e shtrembëruar të drejtësisë së vdekjes”, duke treguar pamje nga kaosi i mëparshëm që ka shkaktuar ajo.
Filmi “Final Destination: Bloodlines”, do të dalë në kinematë botërore më 16 maj të këtij viti
Ai shfaqë historinë e Stefanias (rolin e të cilës e luan Kaitlyn Santa), studente që kthehet në qytetin e saj të lindjes për të kërkuar ndihmë nga i vetmi person që mund ta shpëtojë familjen e saj nga fuqia e “vdekjes”, e cila i ndjek ata të gjithë.
Filmi i parë “Final Destination” ishte publikua më 17 mars të vitit 2000, me aktorët Devon Sawa, Ali Larter dhe Kerr Smith. Ndërsa filmi i pestë, “Final Destination 5”, doli më 12 gusht të vitit 2011, ku luanin aktorët Jacqueline MacInnes Wood dhe Tony Todd. /Katror.info
Përgatiti:
