Suedia ka pasur një nisje të vështirë në kualifikimet e Kupës së Botës, duke barazuar fillimisht 2:2 me Slloveninë dhe më pas duke u mposhtur 2-0 nga Kosova në Prishtinë.
Pas disfatës ndaj Dardanëve, trajneri i kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson, u shfaq i zhgënjyer i cili tha se Kosova e merituan fitoren sepse e deshën më shumë.
“Një fitore e merituar për Kosovën. Ata e deshën më shumë. Ne nuk i ndoqëm parimet tona dhe luajtëm ngadalë. Pësuam disa kundërsulme aty ku duhej të kishim bërë më mirë si ekip. Edhe ne trajnerët kemi përgjegjësinë tonë”, tha Tomasson për Viaplay.
Ai më tej tha se mbrojtja dhe sulmi i Suedisë nuk ishin në nivel.
“E futëm topin në zonë, por na mungoi ideja. As mbrojtja dhe as sulmi ynë nuk ishin në nivel. Ishte i gjithë sistemi që nuk funksionoi”.
Pavarësisht humbjes, trajneri i Suedisë kujtoi se skuadra e tij ka fituar më shumë se gjysmën e ndeshjeve, që nga shtatori i 2024, dhe se do gjejnë një mënyrë të kualifikohen në Botëror.
“Kemi fituar tetë nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit që nga shtatori 2024. Kjo humbje është një pengesë, por nuk do të na ndalë. Ne ëndërrojmë për Kupën e Botës dhe do të gjejmë një mënyrë për të arritur atje”.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Tomasson përsëriti se është i zhgënjyer, ashtu si edhe lojtarët, por ka besim se Suedia do të rikthehet.
“Nuk duhet të harrojmë se na munguan disa lojtarë. Do të gjejmë rrugën drejt Kupës së Botës.”/AP/Katror.info