katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Drejtoria e Kulturës në Prishtinë mbështet muzeun “Çast”
    12 hours ago
    Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje
    16 hours ago
    BE: Partitë t’i përmbahen vendimit të Gjykatës Kushtetuese
    18 hours ago
    Osmani: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Energjia e rinovueshme kalon 50% në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë
    16 hours ago
    Në Malishevë përurohet nënkalimi dhe parkingu nëntokësor
    16 hours ago
    BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias
    18 hours ago
    Panairi i Grave “Me Zemër të Hapur” – Mundësi e mirë për tregjet rajonale
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet edicioni i 5-të i festivalit ‘Nona’
    16 hours ago
    Yll Limani dhuron 10 mijë euro për “DokuFest Green Cinema”
    18 hours ago
    Bill Gates: Pse jam optimist për klimën
    19 hours ago
    DokuFest: Shpallen fituesit e Forumit të Filmit të Shkurtër
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    20 hours ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    5 days ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 weeks ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    3 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    3 days ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    3 days ago
    Vjen birra në kapsulë që përgatitet në shtëpi!
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    2 days ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    1 week ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 weeks ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Tri festivale të Kosovës anëtare në Asociacionin e Festivaleve Evropiane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Tri festivale të Kosovës anëtare në Asociacionin e Festivaleve Evropiane

Last updated: 06/05/2025 9:29 AM
41 Shikime
Shpërndaje
“DokuFesti”, “Anibari” e “ReMusica” janë festivale me epitete ndërkombëtare në vend. Prej periudhës së pasluftës në Kosovë kanë bashkuar emra të mëdhenj të kinematografisë e muzikës në Prishtinë, Pejë e Prizren. Tash janë edhe pjesë e familjes së madhe evropiane të festivaleve

“DokuFesti”, “Anibari” e “ReMusica” nga Kosova u janë bashkuar mbi njëqind ngjarjeve më të mëdha evropiane nga 40 vende të ndryshme. Në Samitin e Festivaleve të Artit, një prej ngjarjeve kyçe në Asociacionin e Festivaleve Evropiane, është marrë vendimi që këto festivale me ndikim në skenën kulturore të vendit t’i bashkohen kësaj familjeje të rëndësishme. Festivaleve u hapen dyer për bashkëpunime e shkëmbime artistike në organizatën prestigjioze në kontinent e më gjerë, shkruan Koha.net.

Në atë që vlerësohet si ombrellë e festivaleve evropiane dhe më gjerë, “DokuFesti”, “Anibari” e “ReMusica” nga Kosova u janë bashkuar mbi njëqind ngjarjeve më të mëdha evropiane nga 40 vende të ndryshme. Në Samitin e Festivaleve të Artit, një prej ngjarjeve kyçe në Asociacionin e Festivaleve Evropiane, është marrë vendimi që këto festivale me ndikim në skenën kulturore të vendit t’i bashkohen kësaj familjeje të rëndësishme. Festivaleve u hapen dyer për bashkëpunime e shkëmbime artistike në organizatën prestigjioze në kontinent e më gjerë.

Janë festivale me epitete ndërkombëtare në vend. Prej periudhës së pasluftës në Kosovë kanë bashkuar emra të mëdhenj të kinematografisë e muzikës në Prishtinë, Pejë e Prizren. Kanë shërbyer edhe si platforma për kineastë e muzikantë të rinj e si skenë ku artistët vendorë e ata ndërkombëtarë kanë shërbyer përvoja. Ndër vite, të rëndësishme kanë qenë edhe bashkëpunimet me festivale prestigjioze çka u ka dhënë jehonë emrave të këtyre ngjarjeve, krahas programeve cilësore. Kjo ka bërë që të njihen zyrtarisht si anëtare në “EFA – European Festivals Association”.

Mundesh me e lexu edhe…

Energjia e rinovueshme kalon 50% në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë

Eroll Bilibani, udhëheqës i “DokuLab”, programit edukativ në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër “DokuFest” ka thënë se të jesh anëtar i këtij asociacioni është njohje dhe mundësi e rrjetëzimit për festivale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është njohje e punës dhe e programimit e organizimit të festivalit sepse ka organizata të cilat e matin punën që e bën. Është si njëfarë platforme ku njerëzit që janë pjesë e festivaleve janë një lloj rrjeti interaktiv dhe gjithëpërfshirës që u japin mundësi artistëve dhe artit”, ka thënë Bilibani për KOHË-n.

E ka konsideruar sukses anëtarësimin e tri festivaleve nga Kosova duke u shprehur se është dëshmi se në vend punohet seriozisht në skenën artistike e kulturore.

“Të qenët anëtar mund të zgjerosh rrjetin e bashkëpunëtorëve profesionistë dhe besoj se në të ardhmen do të ketë edhe thirrje të ndryshme ku anëtarët mund të aplikojnë. Përfshirja e tri festivaleve nga Kosova është gjë goxha e mirë. Jemi vend i vogël dhe kjo është arritje e tregon për akterët që janë në skenën e pavarur kulturore që krijojnë dhe i japin Kosovës emër e rëndësi ku në kulturë punohet seriozisht dhe në mënyrë profesionale”, ka thënë Bilibani.

Drejtoresha e festivalit “Anibar”, Arba Hatashi, ka thënë se anëtarësimi në EFA sjell shumë përfitime në kontekstin e festivaleve kudo që operojnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për ne është shumë e rëndësishme që festivali të zhvillojë rrjetin e vet dhe të lidhet me sa më shumë festivale të tjera, por edhe profesionistë nga e gjithë bota. Kjo për ne krijon hapësirë për të filluar bashkëpunime të reja të cilat nuk i kemi pasur më herët. Në të njëjtën kohë lë shumë hapësirë për të pasur shkëmbime të ndryshme, qoftë të ideve, projekteve, por përgjithësisht edhe të njohurive”, ka thënë Hatashi.

Ka thënë se përfshirja në Asociacionin e Festivaleve Evropiane kontribuon shumë edhe në industrinë e animacionit në vend.

“Duke u rrjetëzuar nëpërmjet rrjeteve të tilla mundemi të përfitojmë edhe për edukimin profesional në menaxhimin e festivaleve, të rrisim prodhimin artistik që e ofrojmë si festival, por në të njëjtën kohë edhe ofertën që e bëjmë për qytetarët e Kosovës. Janë aspekte bazike të cilat janë shumë të nevojshme për secilin festival që operon në Kosovë, jo vetëm për ne tri festivalet që jemi anëtarësuar në EFA, por është një hall i përgjithshëm i atyre që punojnë nëpër festivale”, ka thënë Hatashi.

Drejtoresha artistike e Festivalit “ReMusica”, Donika Rudi, ka thënë se në praktikë bashkëpunimet me këtë shoqatë veçse kanë ekzistuar, e anëtarësimi është formalitet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka kohë që jemi të lidhur me EFA-n në një mënyrë apo tjetër për shkak se qysh prej vitit 2008 ka qenë pjesë e festivalit ‘ReMusica’ për të parë aktivitetin e festivalit. Prej atëherë kemi pasur një lidhje shumë të ngushtë. Pastaj kemi qenë pjesë e festivaleve nëpër Evropë, bashkëpunimeve dhe iniciativave të shumta që janë organizuar nëpër festivalet ndërkombëtare. Kemi qenë pjesë e rrjetit edhe pse jo formalisht dhe zyrtarisht. Kjo që është bërë tash është thjesht një formalitet dhe zyrtarizim i krejt bashkëpunimit që e kemi pasur me EFA-n”, ka thënë Rudi në një përgjigje për KOHË-n.

E ka vlerësuar prestigj anëtarësimin në këtë asociacion festivalesh.

“Të qenit në EFA është sigurisht e një rëndësie shumë të madhe jo vetëm për ne si festival, por edhe për faktin se Kosova është pjesë e këtij asociacioni. Është sigurisht me rëndësi shumë të madhe, nder dhe kënaqësi”, është shprehur kompozitorja Donika Rudi, e cila e drejton festivalin “ReMusica” bashkë me kompozitorin e dirigjentin e shquar, Rafet Rudi.

Asociacioni i Festivaleve Evropiane është komunitet i madh i festivaleve artistike. Ai bashkon individë dhe organizata për të shkëmbyer, krijuar dhe vepruar, siç përshkruhet në prezantimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Festivalet janë platforma fantastike për t’u lidhur dhe për t’u angazhuar me artistë dhe audiencë nga gjithë sferat e jetës brenda lokaliteteve dhe territoreve të tyre. Si një aleancë festivalesh, qytetesh dhe rajonesh, e akorduar me botën e sotme, EFA inkurajon debatin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive mbi tema të rëndësishme artistike dhe shoqërore”, shkruhet në të dhënat për EFA-n.

EFA është një nga shoqatat më të rëndësishme dhe më me ndikim jo vetëm në Evropë, por edhe më botë, e themeluar në vitin 1952.

Gjithsej 18 festivale janë pranuar në Asamblenë e Përgjithshme në Samitin e Festivaleve të Artit që u mbajt më 30 prill në Edinburg të Skocisë. Pos festivaleve nga Kosova është edhe “Afrika Simply The Best” nga Belgjika, festivali i letërsisë “Fabula” nga Sllovenia, “Festival Internacional de Piano de Oeiras” e “Festival Musica Viva” nga Portugalia, festivalet italiane “Food Film Fest Bergamo”, “I Suoni delle Dolomiti” dhe “Societa del Quartetto di Vicenza”.

Në këtë listë janë edhe festivali “KotorArt” nga Mali i Zi, “Festival Maribor” nga Sllovenia, “Spring Utrecht” nga Holanda si dhe “Devlet Tiyatroları” nga Turqia. Katër organizata të tjera janë bashkuar si anëtare kolektive – “Creative Island” nga Mbretëria e Bashkuar, “Association of Asia Pacific Performing Arts Centres”, “World Federation of International Music Competitions” dhe “Rotterdam Festivals”.
Pikërisht Samitin ku janë pranuar këto festivale, kompozitorja Donika Rudi e vlerëson ngjarjen më të rëndësishme të Asociacionit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sa u përket festivaleve nga Kosova që janë anëtare në EFA, aty veçse janë edhe Festivali ndërkombëtar i pianos “Chopin Fest” e Festivali ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur “Prizren Fest”. Anëtar është edhe “Skupi Kamerfest” që organizohet nga violinistja e shquar, Sihana Badivuku, ndërsa nga Shqipëria nuk është asnjë festival i anëtarësuar.

Sipas Rudit, anëtarësimi në këtë organizatë me peshë automatikisht krijon mundësi të ndryshme për individë e organizata artistike.

“Tash me këtë anëtarësim mendoj se kjo lidhje me festivale ndërkombëtare do të forcohet si lidhje e raport dhe këto bashkëpunime do të jenë më të drejtpërdrejta e më të shpeshta. Mendoj se kjo është pika kryesore e anëtarësimit ku dyert hapen dhe bashkëpunimi është shumë i ngushtë me festivalet në Evropë”, është shprehur ajo.

Sivjet tri festivalet vendore do të organizojnë edicionet e tyre si anëtare të Asociacionit të Festivaleve Evropiane. Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” e zhvillon edicionin e 16-të në Pejë nga 14 deri më 20 korrik. Jo larg, nga 1 deri më 9 gusht, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” sjell botën e kinematografisë në Prizren me edicionin e 24-t. Po aq edicione ka edhe Festivali ndërkombëtar i muzikës “ReMusica” që e zhvillon programin nga 27 deri më 30 tetor. /Koha.net

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:anibarDokuFestfestivalekulturalajme të miramuzikaRemusica

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pavijoni i Kosovës me Erzë Dinaramën në Bienalen e Venecias eksploron transformimin e peizazheve në vend
Artikulli i ardhshëm Të rikthehemi tek lapsi dhe letra: përfitimet e të shkruarit me dorë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Energjia e rinovueshme kalon 50% në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë

13 Shikime
Lajme të mira

Në Malishevë përurohet nënkalimi dhe parkingu nëntokësor

15 Shikime
Lajme të mira

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?