Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tri kompani kanë kaluar me sukses në fazën e radhës sa i përket projektit për ndërtimin e impiantit të erës me kapacitet deri në 100 megavat.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale Rizvanolli ka treguar se ky proces është zhvilluar me përkrahjen e USAID dhe IFC dhe se është realizuar me standardet më të larta.
“Pas një procesi rigoroz, kompanitë Akuo Energy (Francë) dhe Güriş (Turqi), dhe konsorciumi Notus/Stublla Energy (Gjermani/ Kosovë) u vlerësuan si të kualifikuara për fazën e radhës në ankandin e parë të erës në Kosovë”, ka shkruar ministrja.
Siç njoftohet, në vijim Ministria e Ekonomisë do të shpallë Kërkesën për Propozime për këto kompani. /Katror.info
Përgatiti:
