katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    3 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    4 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    3 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    3 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    4 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    7 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    3 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    4 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    6 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    7 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Tri prej katër çmimeve – ndikimi i shqiptarëve në futbollin zviceran vazhdon të jetë shumë i madh
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Tri prej katër çmimeve – ndikimi i shqiptarëve në futbollin zviceran vazhdon të jetë shumë i madh

Last updated: 14/01/2025 12:51 PM
165 Shikime
Shpërndaje
Foto: La Matin

Të hënën mbrëma janë shpallur më të mirët e futbollit në Zvicër për vitin 2024. Janë ndarë katër çmime gjithsej për futbollistë dhe tri çmime të tjera për futbolliste. Mbrëmja gala është dominuar nga shqiptarët, të paktën sa u takon çmimeve të fituara nga futbollistët. Tri prej katër çmimeve i kanë fituar lojtarët shqiptarë, shkruan KOHA.

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i përfaqësueses së Zvicrës për vitin 2024. Lojtari më i mirë i ri për vitin 2024 u shpall Ardon Jashari, ndërsa lojtari më i mirë i Challenge League, që është kategoria e dytë zvicerane, u shpall Valon Fazliu. Renato Steffen ishte i vetmi lojtar joshqiptar, i shpërblyer. Ai u shpall lojtari më i mirë i Superligës së Zvicrës për vitin 2024.

Ceremonia në Bernë vetëm konfirmoi atë që dihet për shumë kohë – se ndikimi i shqiptarëve në futbollin e Zvicrës është shumë i madh.

Mundesh me e lexu edhe…

Xhaka u shpall për herë të tretë rresht lojtari më i mirë i përfaqësueses. Pak ditë më parë ai mori çmimin MVP në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë të Zvicrës për vitin e kaluar. Jashari është e ardhmja e përfaqësueses helvetike, ndërsa Fazliu ka kohë që shkëlqen në kategorinë e dytë zvicerane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sigurisht që ndihem shumë krenar për bashkëkombësit e mi shqiptarë që sonte në mesin e shumë futbollistëve profesionistë morën tri prej katër çmimeve. Kjo motivon të gjithë shqiptarët dhe na jep ndjenjë pozitive që ende si shqiptarë jemi shumë të rëndësishëm dhe kemi ndikim të madh në futbollin e Zvicrës. Uroj tre djelmoshat për çmimet e fituara dhe u uroj edhe më shumë suksese në sezonin pranveror. Këto çmime individuale, por edhe sukseset tjera si me klube ashtu edhe me përfaqësuese, konfirmojnë rëndësinë e shqiptarëve për futbollin në Zvicër”, ka thënë për KOHËN, ish-sulmuesi Milaim Rama. Ai është i pari shqiptar që ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës dhe vlerësohet se ka hapur shumë dyer për shqiptarët në shtetin helvetik.

Emra tjerë të rëndësishëm të futbollit shqiptar si Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Albert Bunjaku kanë përfunduar karrierën tashmë. Xherdan Shaqiri i ka dhënë fund karrierës me përfaqësuese, por shqiptarët megjithatë mbesin me ndikim të madh në shtetin helvetik.

Granit Xhaka aktualisht është i pakrahasueshëm për nivelin që ka arritur. Pos që udhëheq Zvicrën si kapiten, ai ka pasur suksese kulmore edhe me Bayer Leverkusenin, duke fituar titullin e kampionit në Bundesligë me kampanjë historike. Aktualisht po paraqitet me sukses edhe në Champions.

Klubet e Zvicrës vazhdojnë të jenë të mbushura me lojtarë shqiptarë, njëjtë si përfaqësueset e grupmoshave dhe akademitë e klubeve. Është e sigurt se futbollistë shqiptarë do ta fitojnë titullin në Superligën e Zvicrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lidere aktualisht është Lugano, për të cilën skuadër paraqiten Albian Hajdari, Uran Bislimi, Shkëlqim Vladi e Amir Shaipi.

Te Baseli i vendit të dytë janë Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka, Leon Avdullahu e Albian Ajeti. Te Lausanne e vendit të tretë është Alban Ajdini. Luzerni është në vendin e katërt, kurse për këtë skuadër luan Donat Rrudhani.  

Përzgjedhjen e më të mirëve e ka bërë Federata e Futbollit e Zvicrës bashkë me Ligën Zvicerane të Futbollit. Lavdatat për Xhakën, Jasharin e Fazliun nuk kishin të ndalur. 

Me trendin aktual, shqiptarët do të fitojnë çmime të rëndësishme edhe në të ardhmen.

Shpesh shqiptarët e rritur në Zvicër kritikohen kur nuk zgjedhin të luajnë për Kosovën apo Shqipërinë. Por lidhja e tyre me vendin e origjinës vazhdon të jetë shumë e fortë, në të shumtën e rasteve. Dhe prej nivelit që kanë shqiptarët në Zvicër, vazhdimisht përfitojnë edhe Kosova e Shqipëria./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:Ardon Jasharifutbolli zviceranGranit XhakashqiptaretSporti n'Katrortop3Valon Fazliu

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kori i Filharmonisë së Kosovës nis vitin me koncert në Prizren
Artikulli i ardhshëm EULEX ka njoftuar për përforcimin e Njësisë Policore të Specializuar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

14 Shikime
Sporti n'Katror

Sot ‘El Clasico’, përballja më e madhe e vitit në futboll

3 Shikime
Sporti n'Katror

Historike: Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?