Shumë klube evropiane janë vënë në ofensivë për të arritur shërbimet e sulmuesit kosovar, Ermal Krasniqi. Krasniq, i cili është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Cluji në Rumani, momentalisht është duke u kërkuar nga tri skuadra evropiane.
Njëri nga donatorët e klubit, Ioan “Nelutu” Varga, në një intervistë për mediumet rumune, ka konfirmuar se për Krasniqin tashmë ka tri oferta. Sipas raportimeve, Torino, Fiorentina, e Mallroca kanë shfaqur interes për ta transferuar ish-futbollistin e Ballkanit, përkrahë Lazios që kishte shprehur interesim më herët për talentin 24-vjeçar.
Krasniqi ishte transferuar te klubi i Clujit në fillim të këtij stinori. Nga 14 paraqitje me fanellën e tyre, Krasniqi ka shënuar pesë gola. Së fundmi ai realizoi në çerekfinalen e Kupës së Rumanisë, duke ia siguruar Clujit kalimin në gjysmëfinale. 24-vjeçari ka kontratë me skuadrën rumune deri në verën e vitit 2026./Katror.info