Shfaqja ‘Emira’ e autorit Anton Santori vjen me regji të Kushtrim Bekteshit do ta ketë premierë më 20 nëntor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e që për këtë shfaqje janë përfshirë tri teatro.
Teatri Kombëtar i Kosovës, ai i Shqipërisë dhe Shkupit. Kjo shfaqje do të jetë edhe pjesë e ceremonisë hapëse të Festivalit të Teatrit ‘Moisiu’, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
Provat kanë filluar dhe janë duke vazhduar për realizimin e kësaj shfaqje është bërë e ditur edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Përmbajtja e shfaqjes: në një fshat arbëresh të shekullit XIX, në rrethana terrori nga cubat dhe organet e rendit, Emira dhe Kalina, dy vajza te reja, dashurojnë Mirianin. Por ai dashuron vetëm Emirën. Ndërsa Kallonjeri, një bari i afërt me cubat, u shkon rrotull te dyjave. Intrigat e dashurisë së të rinjve, dhe familjet e tyre, kryqëzohen me dhunën e cubave dhe të shtetit, duke vënë në pyetje vlerat bazë të shoqërisë, në tragjikomedinë e shkruar nga Anton Santori, që njëherësh konsiderohet drama e parë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Ekipi që është përfshirë në realizimin e këtij projekti teatral
Kompozitor: Memli Kelmendi
Skenograf: Betim Zeqiri
Kostumografe: Iliriana Loxha Basha
Koreograf: Artan F. Ibërshimi
Dramaturge: Doruntina Basha
Ass.regjie: Skender Podvorica
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Luajnë: Qëndresa Jashari, Arta Selimi, Donald Shehu, Bujar Ahmeti, Edlir Gashi, Shengyl Ismajli, Basri Lushtaku, Neritan Liçaj, Igli Zarka, Shpejtim Kastrati, Muzbajdin Qamili, Franc Bregu, Ermir Hoxhaj, Albrim Kryeziu, Rrezon Zhinipotoku, Mentor Kurti, Abedin Alimi dhe Art Pasha./Katror.info