Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë një licencë që i lejonte Venezuelës të eksportonte një pjesë të naftës së saj në SHBA, pavarësisht sanksioneve ekonomike, shkruan BBC, përcejll Katror.info.
Ky veprim përbën një goditje të rëndë për qeverinë e Nicolás Maduro, pasi licenca i mundësonte atij të vazhdonte marrëdhëniet me Chevron, një kompani amerikane që operon në Venezuelë përmes sipërmarrjeve të përbashkëta me kompaninë shtetërore të naftës, transmeton
Trump tha se ai po e revokonte licencën sepse qeveria venezueliane kishte dështuar të përmbushte “kushtet zgjedhore” dhe nuk kishte transportuar “kriminelët e dhunshëm” të dëbuar nga SHBA me ritmin e kërkuar. Ky vendim i Trump vjen pas një periudhe tensionesh diplomatike, ku administrata e tij ka kërkuar ndryshime në politikat e brendshme të Venezuelës, duke e detyruar atë të përmbushë disa kushte për të lejuar operimet ndërkombëtare
Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se ai “po anulonte koncesionet që Joe Biden i dha Nicolás Maduro, të Venezuelës, për marrëveshjen e transaksionit të naftës” të nënshkruar më 26 nëntor 2022. Ai nuk ka sqaruar se cilat koncesione ishin të përfshira, por në këtë periudhë ishte lëshuar një licencë nga Thesari i SHBA-së që autorizonte Chevron të rifillonte operacionet e kufizuara të nxjerrjes së burimeve natyrore në Venezuelë.
Në përgjigje, qeveria venezueliane e quajti vendimin “të dëmshëm” dhe paralajmëroi se mund të rrisë migrimin e venezuelianëve në SHBA. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se sanksionet amerikane në të kaluarën kishin çuar në rritjen e migracionit të papastruar nga Venezuela, duke e paralajmëruar se kjo mund të ndodhte përsëri pas këtij vendimi.
Vendimi i Trump për të ndërprerë marrëveshjen ka pasur një ndikim të menjëhershëm në tregjet e naftës, ku çmimet u rritën me më shumë se 1%. Ky hap vjen një muaj pasi dërguari i Trump, Richard Grenell, u takua me Nicolás Maduro në Karakas dhe arriti një marrëveshje për lirimin e gjashtë shtetasve amerikanë të mbajtur në Venezuela dhe transportimin e venezuelasve të deportuar në SHBA./Katror.info