Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar taksa të reja tregtare prej 25% për veturat që importohen në SHBA.
Trumpi ka thënë se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill.
Ai pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e veturave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA.
Por, analistët kanë thënë se masa ka të ngjarë të shkaktojë probleme të mëdha në prodhimin e veturave, të rrisë çmimet dhe të tensionojë marrëdhëniet me aleatët.
Meksika është furnizuesi më i madh i huaj i veturave në SHBA, e ndjekur nga Koreja e Jugut, Japonia, Kanadaja dhe Gjermania./Katror.info