Një delegacion nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), i përbërë nga Kryetari i Bordit, Bashkim Nurboja dhe Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Milot Cakaj, po merr pjesë në Forumin e Nëntë për Qeverisjen e Bankave Qendrore, i cili po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
Forumi, i organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka mbledhur përfaqësues të lartë të bankave qendrore nga e gjithë bota për të diskutuar çështje kyçe si qeverisja institucionale, roli mbikëqyrës i bordeve drejtuese, transparenca dhe sfidat që paraqet mjedisi ekonomik global gjithnjë më kompleks.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të BQK-së në këtë ngjarje të nivelit të lartë vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të institucionit për përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave të qeverisjes dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare, thuhet në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
