Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra më 23 korrik kanë rezultuar brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
IKSHPK-ja po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.
“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim.
Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë të enjten, 24 korrik, e ka mbyllur përkohësisht këtë pishinë./KOHA/Katror.info.