Manchester United ka zyrtarizuar Ruben Amorimin si trajnerin më të ri.
“Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord t’i paguajnë 11 milionë euro dëmshpërblim Sportingut të Lisbonës për ta liruar Amorimin.
Trajneri 39-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai do ta marrë detyrën nga 11 nëntori.
Amorimi e zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag në stolin e Unitedit./Katror.info