Universiteti i Prishtinës ka hapur thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Ryukyus në Japoni, në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes dy institucioneve. Ky program u ofron studentëve mundësinë e shkëmbimit akademik dhe përvojës ndërkombëtare.
Të drejtë për aplikim kanë studentët e regjistruar në Universitetin e Prishtinës, që kanë përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore ose një semestër të studimeve Master, me një notë mesatare jo më pak se 8.00.
Dokumentet e kërkuara për aplikim përfshijnë transkriptën e notave në gjuhën angleze, CV, kopje të pasaportës, letër motivimi, vërtetim nga fakulteti dhe certifikatë të gjuhës angleze (minimum niveli B2).
Aplikimet duhet të dorëzohen përmes sistemit online të Universitetit të Prishtinës, deri më 15 tetor 2025. Për më shumë informacion mbi programet në gjuhën angleze dhe udhëzime për aplikim, studentët mund të vizitojnë faqet zyrtare të Universitetit: Uni-pr.edu dhe Ryukyus Program.
Për pyetje shtesë lidhur me thirrjen, mund të kontaktohet znj. Afërdita Rexhepi në adresën: [email protected].
/Katror.info