Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” thellon bashkëpunimin me Universitetin e Maastricht-it në Holandë, duke shpallur një fazë të re të suksesshme, njofton Universiteti i Prishtinës.
Siç njoftohet edhe në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës, kjo arritje është bërë në kuadër të programit Erasmus+.
„Pas vizitës së rektorit, prof. Qerim Qerimi, dhe nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mes UP-së dhe Universitetit të Maastricht-it, një hap i rëndësishëm shtohet me nënshkrimin e marrëveshjes ndërinstitucionale në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbim akademik“, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkaq. kjo marrëveshje konkrete sjell përparësi të konsiderueshme për studentët e Fakultetit Juridik.
„Ata tani kanë mundësinë e pjesëmarrjes në shkëmbime akademike, duke i hapur rrugën një përvoje të pasur arsimore ndërkombëtare“, thujet tutje në njoftim.
Ndërsa, bashkëpunime të tilla, sipas UP-së, vazhdon të rrisë cilësinë dhe shtrirjen e mundësive për zhvillim të studentëve, në përmirësimin e përvojës arsimore dhe përgatitjen e studentëve për sfida globale. /Katror.info
Përgatiti:
