Universiteti i Prishtinës (UP) ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet doktorale për vitin akademik 2025-2026. Sipas konkursit, do të pranohen 51 studentë të rinj në 7 programe studimore të 5 fakulteteve të universitetit, shkuran Katror.info.
Drejtimet ku mund të aplikojnë kandidatët për studime doktorate janë: inxhinieri elektrike dhe kompjuterike, mjekësi, edukim, filologji dhe shkenca matematiko-natyrore.
Kandidatët që duan të aplikojnë duhet të kenë një mesatare të notës mbi 8 në të dy nivelet e studimeve, bachelor dhe master. Konkursi do të mbetet i hapur për dy muaj, nga data e shpalljes deri më 2 qershor 2025.
Universiteti i Prishtinës është i vetmi universitet në Kosovë që është akredituar për studime doktorate./Katror.info