Ushtarët nga kombe të ndryshme në Komandën Rajonale të Lindjes të KFOR-it janë bërë bashkë në një marshim në kampin Bondsteel në Kosovë, shkruan Katror.info.
Ky aktivitet synon forcimin e përgatitjes fizike dhe operacionale të trupave, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet forcave të KFOR-it në përmbushjen e misionit të tyre.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Katror.info