Në Superligën e Basketbollit të Kosovës, Valon Bunjaku, organizatori i Bashkimit, është shpallur MVP (Most Valuable Player) i javës së 17-të pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit.
Me një performancë të jashtëzakonshme prej 27 pikëve, 1 kërcimi dhe 4 asistimeve, Bunjaku arriti indeksin më të lartë të javës, 32, duke qenë lojtari më i vlefshëm i xhiros.
MVP është një term që nënkupton lojtarin më të rëndësishëm të ndeshjes ose javës, që vlerësohet për kontributin e tij kyç në suksesin e ekipit, qoftë me pikë, kërcime, asistime apo një ndikim të përgjithshëm në lojë, transmeton Katror.info.
Ndihma nga bashkëlojtarët: Jayveous Mckinnis, bashkëlojtar i Bunjakut, kontribuoi me 7 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, duke arritur indeksin 29, dhe u rendit në Top 5 të javës.
Përformanca të tjera të dalluara: Tristan Ikpe (Peja): 22 pikë, 13 kërcime, 2 asistime (indeksi 28).
Jericole Hellems (Vëllaznimi): 23 pikë, 9 kërcime, 2 asistime (indeksi 27).
Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina): 8 pikë, 13 kërcime, 2 asistime (indeksi 19). /Katror.info
Përgatiti:
