Kosovën e ka përfshirë moti i nxehtë. Temperaturat minimale dot do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërkaq maksimalet nga 31 deri në 35 gradë Celsius.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike./Katror.info