Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur sot në takim ministrin francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.
Në një postim në Facebook, Vengu ka thënë se biseduan për mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Prej disa vitesh, nën lidershipin e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Emmanuel Macron, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një dimension të vrullshëm, duke zbatuar në frymë dhe në gërmë marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve, në dimensionet e inovacionit, arsimit, energjisë dhe së fundmi të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, Vengu ka potencuar mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe rëndësinë që mbart për vendin dhe rajonin, zhvillimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. /Katror.info
Përgatiti:
