Film “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit nga dita e nesërme do të shfaqet në kinematë kosovare.
Kinematë në Prishtinë (ABC e Cinepelxx), Prizren (Cineplexx e Cinemarine) e Gjakovë (Hyrije Hana) kanë njoftuar se filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet për disa ditë me radhë në këto kinema.

Filmi “Vera andrron detin” shtjellon temën e pabarazisë gjinore dhe përpjekjet për të drejta të grave dhe është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
ky film mori çmimin për regjinë më të mirë në edicionin e 14-të të “PriFest 2022”.
Në film luajnë: Xhevat Qorraj, Astrit Kabashi, Teuta Ajdini, Refet Abazi, Alketa Sylaj, Armend Baloku, Aurita Agushi, Arona Zyberi, Vjosa Abazi, Ernest Malazogu, etj./ kallxo.com
Përgatiti:
