Ambasada e Kosovë në Stockholm ka bërë me dije se vera e Kosovës është prezantuar në panairin e verës në Västerås, Suedi.
“Në panairin e verës në qytetin piktoresk suedez Västerås, u prezantua edhe vera e Kosovës Stone Castle e cila jo vetëm që mori vëmendje nga të pranishmit por edhe u pëlqye shumë,” shkroi ambasada në Facebook.

Prezantuesit e verërave të ndryshme botërore dhe vendore, të cilësuar ndryshe edhe si ambasadorë të verës, prezantuan produktet e tyre.
Vera e Kosovës Stone Castle me krenari u prezantua nga ndërmarrësja suedezo-kosovare, Valbona Shala.
