katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    43 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    49 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    50 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Veriu i Shqipërisë, zonë e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë  
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Veriu i Shqipërisë, zonë e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë  

Last updated: 24/11/2025 3:10 PM
54 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Veriu i Shqipërisë, zonë e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë  

Veriu i Shqipërisë përfaqëson një kombinim unik të natyrës së mrekullueshme, traditës, historisë dhe kulturës. Kjo zonë po tërheq gjithnjë e më shumë interes, jo vetëm mes vizitorëve që kërkojnë aventura dhe përvoja autentike, por edhe tek investitorët që e shohin si një mundësi strategjike për zhvillim të qëndrueshëm. Falë bukurive të saj dhe mundësive të shumta që ofron në çdo stinë të vitit, veriu po kthehet në një destinacion me potencial të lartë turistik dhe ekonomik. Vitet e fundit janë bërë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë dhe po zhvillohen projekte ambicioze që tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve vendas dhe të huaj.

Contents
Natyrë e paprekur, biodiversitet i pasurPozicioni strategjikTrashëgimi e pasur historike dhe kulturoreAventurë dhe turizëm aktivZonë me potencial të lartë zhvillimi
Natyrë e paprekur, biodiversitet i pasur

E gjithë zona e veriut të Shqipërisë ofron një kombinim të veçantë të plazheve me rërë të zezë kurative, lumenjve, liqeneve të kristalta apo kurorës së maleve dhe zonave e shtigjeve ende të paprekura. Liqeni i Komanit, lumi i Shalës, zonat malore si Thethi e Valbona, janë ideale për të shijuar natyrën, për alpinizën, apo momente qetësie në ajër të pastër. Ndërsa parku natyror Kune-Vain- Tale që përfshin ishullin e Kunës, lagunën e Kune Vainit, pyjet përreth dhe disa ekosisteme në afërsi, është një zonë që karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti i pasur me rreth 277 lloje bimësh dhe 341 specie të ndryshme shpendësh, zogjsh, amfibësh dhe peshqish.

Pozicioni strategjik

Me një pozicion gjeografik të favorshëm, e gjithë zona ofron qasje të lehtë me Malin e Zi, Kosovën dhe rrugët kryesore drejt Tiranës apo Durrësit. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe ai i Kukësit janë një tjetër një tjetër nyje lidhëse që e bën edhe më të afërt distancën me shtete të ndryshme europiane e më gjerë. Distancat e afërta dhe lehtësirat në aksesueshmëri falë përmirësimit të infrastrukturës e kanë kthyer veriun në qendër të vëmendjes si për turizëm ashtu edhe për investim.

Mundesh me e lexu edhe...

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

Trashëgimi e pasur historike dhe kulturore

E gjithë zona dallohet për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, me kështjella, manastire dhe fshatra autoktonë që ruajnë ende me krenari zakonet dhe ritualet e vjetra karakteristike të veriut të Shqipërisë. Mikpritja dhe besa, dy shtylla të identitetit shqiptar, vijojnë të mbeten të gjalla në çdo familje, të trashëguara me përkushtim brez pas brezi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nderkohë trashëgimia shpirtërore dhe kulturore e veriut është vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, UNESCO ka përfshirë në mbrojtje Xhubletën, veshjen tradicionale të grave të veriut, të punuar me dorë dhe të njohur për formën e saj të valëzuar në trajtë zileje.

Gjithashtu, një vit më parë, K’cimi i famshëm i Tropojës është shpallur pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO. Kjo valle ritmike përbën një element të rëndësishëm të identitetit kulturor të zonës dhe interpretohet në ngjarje të veçanta ceremoniale e shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa tradicionale.

Aventurë dhe turizëm aktiv

Veriu ofron mundësi të pafundme për sporte ekstreme dhe aventurë, përfshirë hiking, rafting në lumenjtë e rrëmbyeshëm, ngjitje malore apo ciklizëm. Një nga itinerarët më të famshëm në zonë është, kalimi nga Valbona në Theth i cili tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas e të huaj, të apasionuar pas turizmit aktiv.

Zonë me potencial të lartë zhvillimi

E gjithë zona e veriut të Shqipërisë zotëron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atij malor dhe kulturor, forma të turizmit gjithëvjetor që ofrojnë përvoja unike dhe të larmishme për vizitorët.

Destinacione si Tale, Lezha dhe Shëngjini, po tërheqin çdo vit një numër gjithnjë në rritje turistësh dhe paraqesin mundësi të mëdha për investime strategjike në infrastrukturë dhe projekte turistike. Këto zona kombinojnë natyrën e paprekur, aventurën, kulturën dhe trashëgiminë, duke u shndërruar në pika kyçe për zhvillime moderne dhe turizëm të qëndrueshëm.

Investimet dhe zhvillimet e fundit kanë sjellë një frymë të re në rajon, duke e kthyer atë në një destinacion dinamik dhe të gjallë, ku bukuria natyrore dhe traditat lokale shfaqen në harmoni me infrastrukturën moderne dhe mundësitë për një turizëm gjithëpërfshirës. /AP/Katror.info

TAGGED:InvestitoretmagnetShqiperiaturistetudheveriu

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm LDK-ja nominon Abdixhikun në garën për kryeministër
Artikulli i ardhshëm Ja se si mund të krijoni një rutinë gjumi për foshnjën tënde

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

6 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

31 Shikime
Udhë

Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?