Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka publikuar informacione lidhur me virusin e ri që është paraqitur në Kinë, human metapneumovirusin (HMPV), një sëmundje respiratore që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose ftohjen, si teshtitje, kollë dhe dhimbje fyti.
IKSHPK-ja përmes një komunikate për media ka thënë se në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po ndan disa informacione bazike me qëllim që qytetarët të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues.
“Ndonëse autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën lidhur me human MetaPneumovirusin si një emergjencë globale shëndetësore, autoritetet shëndetësore kudo kanë forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve ngjitëse dhe kanë rritur kujdesin. Në këtë aspekt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Kosovë ndan për qytetarët disa nga informacionet bazike lidhur me metapneumovirusin me qëllim që publiku të jenë të informuar dhe të rris masat e kujdesit parandalues”, thuhet në komunikatën e IKPSHPK-së./Katror.info