Gjyqtari kosovar Visar Bunjaku ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke u licencuar nga FIBA si Instruktor i Gjyqtarëve në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Operacioneve të Gjyqtarëve të FIBA-s, i cili ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për përfundimin me sukses të rikualifikimit të FRIP Nivelit 1 nga Bunjaku.
Si pjesë e këtij procesi, ai ka përfunduar pesë (5) vlerësime online për të siguruar rikualifikimin: Parapërgatitje/OBR 2024; Parapërgatitje IOT & 3PO 2024; Studim në shtëpi; Njohuri mbi Basketbollin 2022 dhe njohuri mbi Gjykimin 2024.
Me këtë licencim, Bunjaku do të vazhdojë të mbajë kualifikimin e tij, me prioritet për të punuar në nivel kombëtar, duke ndihmuar në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arbitrimit në basketbollin kosovar.
FBK e ka uruar Bunjakun për këtë arritje, duke i dëshiruar suksese në detyrën e tij të re dhe duke e vlerësuar si një moment krenarie për basketbollin në vend./Katror.info