Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim të ri për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në faqen zyrtare të ambasadës në platformën X, mërgimtarët janë njoftuar për adresën e vetme ku mund të dërgojnë fletët e votimit, përmes postës atje, transmeton Katror.info.
Sipas njoftimit adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është: Consulate General of Kosovo in New York – KQZ 450 Lexington Ave P.O. Box Number 4485.
Vëmendje për Diasporën e Kosovës në SHBA!
Të nderuar bashkatdhetarë,
Siç jeni të informuar, votimi përmes postës është hapur zyrtarisht.
Adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është:
Consulate General of Kosovo in New York – KQZ
450 Lexington… pic.twitter.com/TCro5q3tkD
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) January 16, 2025
“Adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është: Consulate General of Kosovo in New York – KQZ
450 Lexington Ave
P.O. Box Number 4485
New York, NY 10163
US Postal Service Grand Central”, thuhet në njoftimin ku i janë bashkëngjitur edhe këto foto me rregulla vendvotimi nga KQZ-ja për mërgimtarët:


Përgatiti:
