Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, është përzgjedhur finaliste në kategorinë “Barrier Breaker” për çmimin prestigjioz ndërkombëtar Cybersecurity Woman of the Year 2025, një nder që i jepet grave që po thyejnë barriera dhe hapin rrugë të reja në fushën e sigurisë kibernetike, shkruan Katror.info.
Votimi për publikun është tashmë i hapur dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor. Të gjithë ata që duan ta mbështesin Dredhzën, mund ta bëjnë duke klikuar emrin e saj te pyetja e katërt në formularin zyrtar të votimit.
VOTO KËTU.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braina ka falënderuar organizatorët, jurinë ndërkombëtare dhe mbështetësit e saj:
“Jam thellësisht mirënjohëse për ekipin fantastik të Cybersecurity Woman of the Year, United Cybersecurity Alliance dhe veçanërisht për Carmen Marsh. Është një nder i madh të jem pjesë e këtij grupi të fuqishëm të grave që po hapin rrugë të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Le të vazhdojmë të thyejmë barriera së bashku.”
Dredhza Braina është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe vitin e kaluar ka prezantuar punën e saj dy herë në SHBA, përpara ekspertëve të fushës. Aktualisht, ajo punon si Threat Researcher në një kompani amerikane, duke u angazhuar në mbrojtjen nga kërcënimet digjitale në nivel global./Katror.info