Ish-sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Granit Xhaka, dhe ndikimin e mesfushorit kosovar tek Sunderland.
Sipas Walcott, shumë njerëz u habitën nga ky transferim, por ai beson se Xhaka është një faktor kyç për objektivat e Sunderlandit në Premier League.
“Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sunderlandit, por ai është një lojtar që vendos shembullin në fushë. Pasioni, uria dhe trimëria e tij ndihmojnë ekipin dhe ndikojnë në mënyrën se si lojtari përcakton sjelljet dhe modelet në fushë,” tha Walcott.
Ai kujtoi edhe kohën e tyre te Arsenali, duke vlerësuar aftësinë e Xhakës për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe për të udhëhequr skuadrën nga çdo pozicion në mesfushë.
Walcott theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe sjelljes së Xhakës.
“Kur ai është në pozicione sulmuese, vendos presionin dhe tonin e ekipit. Pasioni dhe lufta e tij ndikojnë tek të gjithë bashkëlojtarët”, theksoi Walcot.
Duke komentuar asistin vendimtar të Xhakës kundër Aston Villas, Walcott shtoi: “Ky gol është i pabesueshëm. Ai tregon aftësi të jashtëzakonshme dhe Xhaka do të jetë shumë i rëndësishëm që Sunderland të qëndrojë në Premier League.” /RTK/Katror.info