katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Dita Botërore e Televizionit
    43 minutes ago
    2025-ta me katër palë zgjedhje, KQZ-ja nis përgatitjet
    2 hours ago
    Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça
    3 hours ago
    Rritje e nivelit të ujit në liqenet Badovc dhe Batllavë pas reshjeve të fundit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    3 hours ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    3 hours ago
    KMSHK organizon punëtori për gazetari hulumtuese për studentë e gazetarë të rinj
    4 hours ago
    KOMF shpall çmimet vjetore për gazetari mbi të drejtat e fëmijëve
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    2 hours ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    4 hours ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    24 hours ago
    Elon Musk: “E ardhmja do ta bëjë paranë të parëndësishme”
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    23 hours ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    2 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    3 days ago
    25 sanduiçet më të mira në botë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    23 hours ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    2 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    3 days ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Wembley”, arenë e superfinales së Champions League
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

“Wembley”, arenë e superfinales së Champions League

Last updated: 01/06/2024 10:11 AM
131 Shikime
Shpërndaje
Foto: Tripadviser

Titulli i 15-të evropian për Real Madridin apo i dyti për Borussia Dortmundin? Finalja e Ligës së Kampionëve të edicionit 2023/2024, Borussia Dortmund – Real Madrid, pritet të jetë e zjarrtë.

Zhvillohet të shtunën prej orës 21:00 në “Wembley”, më pak se dy javë para fillimit të Kampionatit Evropian.

Championsi ka ofruar shumë drama e shumë ndeshje të mëdha këtë edicion. Dhe e tillë pritet të jetë edhe finalja në “Wembley”. Për shkak të kaluarës së shkëlqyer në Champions dhe forcës që ka në skuadër, Real Madridi vlerësohet favorit. Por Dortmundi ka eliminuar favoritë rrugës për në finale dhe synon triumfin e madh. 

Mundesh me e lexu edhe...

Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari

Real Madridi është bindshëm skuadra më e suksesshme në garën elitare kontinentale. I ka plot 14 trofe evropiane, dyfish më shumë se Milani që është i dyti në listë. Së fundi Championsin, madrilenët e kanë fituar në vitin 2022. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dortmundi e ka një trofe në Champions, atë të vitit 1997. Në finale ishte paraqitur edhe në vitin 2013, por kishte pësuar humbje.

Real Madridi ka fituar titullin në La Liga, të 36-in në histori. Dhe tani vazhdon të forcojë rekordin në Champions. Për ikonën e Real Madridit, Toni Kroos, finalja do të jetë ndeshja e fundit në nivel klubesh.

Ai ka njoftuar për tërheqje nga futbolli i luajtur pas fundit të Euro 2024, ku do ta udhëheq Gjermaninë. Edhe për lojtarë të tjerë të Madridit mund të jetë ndeshja e fundit në këtë skuadër. Dhe mund të jetë po ashtu finalja e fundit para ardhjes së pritur të Kylian Mbappes.

Ka pasur shumë diskutime për atë se kush do të jetë në portë te Madridi. Trajneri Carlo Ancelotti të premten në konferencë për shtyp hoqi të gjitha dilemat duke e konfirmuar Thibaut Courtoisin. Ai mungoi thuajse gjatë gjithë edicionit për shkak të një lëndimi. Mes shtyllave qëndroi Andriy Lunin, që shkëlqeu. Versioni zyrtar është se Lunin ishte i sëmurë gjatë javës dhe për këtë arsye do të jetë në stol. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ancelotti është i vetëdijshëm që skuadra e tij vlerësohet favorite e madhe. Por thotë se lojtarët e tij kanë përvojën e duhur që mos të bien në grackën e mosvlerësimit të drejtë të ndeshjes.

“Fiunalja është ndeshja më e rëndësishme, por edhe më e rrezikshmja. Duhet të shijojmë që jemi këtu dhe do ta bëjmë këtë. Por më pas është edhe brenga se ndonjë gjë mund të mos shkojë mirë”, ka thënë Ancelotti. “Ju mund të ndjeni që fitimi i Ligës së Kampionëve është shumë afër dhe po ashtu keni frikën se finalja mund të humbet. Gjëja e rëndësishme është se duhet të dimë që duhet të bëjmë çdo gjë shumë mirë, të kemi pak fat dhe të mos dorëzohemi kurrë”, ka theksuar tekniku italian.

Luka Modriq mund të jap kontribut të çmuar nëse gjërat nuk shkojnë mirë për Madridin. Ai po ashtu ka kërkuar kujdes.

“Të gjithë thonë se jemi favoritë, por nuk është kështu. E shoh si ndeshje me gjasa 50-50”, ka thënë Modriq.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mesfushori kroat ka shtuar se Dortmundi është klub i madh që ka pasur paraqitje të mëdha në Champions.

“Gjermanët do ta bëjnë shumë të vështirë për ne. Na duhet koncentrim dhe të dëshmojmë në fushë që jemi në gjendje t’i mposhtim ata”, ka thënë Modriq.

Pas fazës grupore, Real Madridi ka mposhtur RB Leipzigun, Manchester Cityn e Bayern Muenchenin.

Rrugë shumë të vështirë kishte edhe Dortmund, që me arritje në finale ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

PSV Eindhoveni, Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini ishin skuadrat e eliminuar nga Dortmundi në rrugën për në “Wembley”.

Dortmundi nuk ka në përbërje shumë lojtarë të kalibrit që Madridi i ka me bollëk. Por lojtarët e ekipit gjerman pritet të kompensojnë këtë me përkushtim maksimal nga fillimi e deri në fund, ndërsa përkrahja për Dortmundin pritet të jetë e madhe. Dortmundi ka përfunduar i pesti në Bundesligë. Por është në finale të Championsit dhe vetëm një fitore larg trofeut. Pra edicioni për këtë skuadër mund të vlerësohet shumë i suksesshëm.

“Finalet nuk luhen, finalet fitohen. Ky është qëllimi ynë i qartë. Jemi të lumtur që jemi këtu, por duhet të fitojmë në ‘Wembley’ ndaj Real Madridit për ta pasur trofeun në dorë”, ka thënë trajneri i Dortmundit, Edin Terziq.

Terziq ka folur me shumë respekt për Ancelottin. Ka thënë se italiani është model për të tjerët e po ashtu për të. 

“Përballë kemi ekipin më të suksesshëm në garë. Ne kemi pasur vetëm dy humbje këtë stinor por po ashtu e shohim që jemi gati për të garuar në nivelin më të lartë. Nëse siguroni finalen, atëherë çdo gjë është e mundur. Madridi ka rolin e favoritit, por ne nuk ishim favoritë as ndaj Atleticos e Parisit. Nëse jemi të guximshëm dhe nëse nuk luajmë për të parë Madridin duke fituar trofeun e radhës, atëherë kemi shanse”, ka shtuar Terziq.

Marco Reus, njëri prej ikonave të Dortmundit, e ka ndeshjen e fundit me skuadrën. Por për Reusin, Kroosin dhe gjithë të tjerët finalja është rast për të hyrë në histori./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    PDK, LDK, AAK e Nisma: S’ka votë as për buxhet, as për Qeveri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot mbahet seanca për Qeverinë Konjufca
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e Zvicra luajtën baraz në Prishtinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Parasocial” është fjala e vitit sipas Cambridge Dictionary
TAGGED:Borussia DortmundiChampions LeagueReal MadridSporti n'Katrortop2Wembley

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Cilat ushqime treten më shpejtë?
Artikulli i ardhshëm Koreja e Jugut planifikon të ulet në Mars deri në vitin 2045

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça

14 Shikime
Sporti n'Katror

Elita futbollit rikthehet me disa përballje interesante

23 Shikime
Lajme

Performancë e veçantë e orkestrës dhe korit të Filharmonisë së Kosovës

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?