Kalimi i Granit Xhakës te gjiganti italian, AC Milan, po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.
Njohësi i transferimit të futbollistëve, Fabrizio Romano, ka shkruar të premten se Milani tashmë ka kontaktuar Bayer Leverkusenin për të transferuar Xhakën.
Mesfushori kosovar, sipas raportimeve, është pajtuar që të transferohet te Milani, ku drejtor sportiv është Igli Tare.
Bëhet fjalë për njërin prej klubeve më të mëdha në futbollin botëror dhe po ashtu me numrin më të madh të tifozëve.
Xhaka ka shkëlqyer te Leverkuseni, por po kërkon sfidë të re në karrierë./KOHA/Katror.info