Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë.
Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat, ndërsa Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse.
“Urime xhudistëve të rinj dhe suksese edhe në të ardhmen,” thuhet në njoftim./Katror.info