Në prill, Xiaomi prezantoi telefonin Xiaomi 13 Ultra në Kinë. Është konfirmuar se telefoni flamurtar i kësaj kompanie do të mbërrijë edhe në tregjet e tjera botërore, ndërsa tashmë zyrtarisht dihet se kur do të dalë në treg globalisht, shkruan Katror.info.
Një numërim mbrapsht në faqen zyrtare të kompanisë tregon se shpallja globale e telefonit Xiaomi 13 Ultra do të bëhet më 8 qershor.
Xiaomi 13 Ultra global launch date officially revealed: offers, expected price, specs https://t.co/oAQDejSQVe
— 91mobiles (@91mobiles) June 2, 2023
Raportet e fundit kanë sugjeruar që Xiaomi 13 Ultra do të jetë i disponueshëm në një version 12 GB + 512 GB për tregun global, kur bëhet fjalë për RAM dhe hapësirën e brendshme.
Sa i përket çmimit, në tregun evropian telefoni mund të kushtojë 1299 euro ose 1499 euro dhe do të jetë në dispozicion në ngjyrat e zeza dhe të gjelbër. /Katror.info