Pasi përfundoi turneun e saj në Mynih javën e kaluar, Adele zbuloi se do të marrë një pushim të gjatë, por nuk ka qenë e qartë për planet e saj të ardhshme në karrierë.
Megjithatë, burimet kanë gjurmuar se çfarë është duke dashur të bëjë fituesja e Grammy-t, transmeton Indeksonline.
Sipas një burimi, Adele ka një vlerë neto prej 220 milionë dollarësh dhe është duke u përgatitur për të ndërruar skenën për ekranin.
“Adele ka marrë mësime intensive aktrimi nga një trajner i mirë i Hollivudit për më shumë se një vit”, tha një burim për DailyMail.com.
“Kur ajo angazhohet për diçka, ajo e bën atë 100%”, shtuan ata.
Burimi pohoi se këngëtarja ka “udhëzuar” ekipin e saj që t’ua tregonte fjalën studiove të mëdha të filmit dhe producentëve se ajo është gati dhe ata tashmë janë në bisedime për disa projekte për të.
Nuk është hera e parë që këngëtarja lë dyshime se do jetë pjesë e një filmi, po gjithsesi mbetet të shihet vendimi përfundimtar i saj. /Katror.info
Përgatiti:
