Me ndihmën e opsionit Advanced Voice, roboti virtual i inteligjencës artificiale, ChatGPT, do të lejojë përdoruesit të komunikojnë me anë të zërit.
Kjo do të thotë që përdoruesit mund t’i bëjnë pyetje ose të bëjnë kërkesa, dhe ChatGPT do të ofrojë përgjigje me zë, duke zgjedhur nga 50+ gjuhë në dispozicion.
OpenAI ka njoftuar se ky zhvillim ka për qëllim të bëjë komunikimin më interaktiv, duke krijuar një përvojë që i ngjan bisedave ballë për ballë.
“Advanced Voice po bëhet i disponueshëm për të gjithë abonentët ‘Plus’ dhe ‘Team’ në aplikacionin ChatGPT. Ne kemi përfshirë udhëzime të personalizuara, memorie, zëra të rinj dhe një theks të përmirësuar. Tani mund të thoni ‘më falni për vonesën’ në mbi 50 gjuhë,” thuhet në njoftimin e kompanisë amerikane.
Ky opsion do të jetë i disponueshëm për abonentët e paketave “Plus” dhe “Team”, kurse shumica e funksioneve të ChatGPT mbeten pa pagesë./Katror.info