Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në vizitën e saj zyrtare në Japoni, bashkë me një delegacion biznesor dhe përfaqësues të Filharmonisë së Kosovës, kanë prezantuar para botës identitetin kulturor dhe ekonomik të vendit.
“Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë!”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.
Ajo shtoi se përmes kësaj vizite, është prezantuar edhe vizioni strategjik i Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim të bashkëpunimit me shtetet mike. /Katror.info
Përgatiti:
