Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës , zëvendës shefja e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas njoftimit nga KQZ-ja në Facebook, znj. Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Pas takimit, znj. Pratipati dhe Radoniqi, së bashku me përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Zenel Leku, si dhe drejtorin e operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ“, thuhet në njoftim.
Sipas KQZ-së, ky takim u cilësua si bashkëpunimi ndërinstitucional dhe thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës./Katror.info
Përgatiti:
