katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    7 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    18 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    21 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    18 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    1 hour ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Zgjedhjet lokale: Kush ka votuar deri tani?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Zgjedhjet lokale: Kush ka votuar deri tani?

Last updated: 12/10/2025 11:11 AM
63 Shikime
Shpërndaje
Foto: REL
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Zgjedhjet lokale: Kush ka votuar deri tani?

Sot, qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale, duke vendosur për drejtimin e komunave për katër vitet e ardhshme. Në këtë proces të rëndësishëm demokratik, disa nga liderët politikë dhe kandidatët kryesorë tashmë kanë votuar, duke dhënë edhe mesazhe për qytetarët.

Pas hedhjes së votës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

Foto: Koha.net

“Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë… Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do udhëhiqen komunat e tyre”, ka thënë ajo.

Mundesh me e lexu edhe...

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas votimit, ai e quajti këtë ditë “shumë të rëndësishme” për vendin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Koha.net

Votojmë për të vendosur për katër vjetët e ardhshme në komunat tona. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjithashtu ka votuar sot në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Pas votimit, ai u shpreh optimist se edhe këtë herë Kosova do të dëshmohet si shembull i organizimit të zgjedhjeve.

Foto: RTK

“Zgjedhjet në Kosovë gjithmonë kanë qenë shembull dhe do të mbesin festë, festë e madhe e demokracisë. Janë ditë kur vendimmarrja kthehet te qytetarët për katër vitet e ardhshme, për lagjet, qytetet dhe komunat e tyre,” tha Abdixhiku.

Ai falënderoi anëtarët e KQZ-së, komisionarët, vëzhguesit, Policinë e Kosovës, Prokurorinë, si dhe mediat për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor, duke dhënë një urim të veçantë për votuesit e rinj që po marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza, ka votuar sot në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”. Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për udhëheqësit e komunave. Krasniqi theksoi se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe pjesëmarrja e tyre është vendimtare.

Foto: Elmine Osmani

“Katër vitet e ardhshme përcaktohen nga verdikti i qytetarëve. Besoj se kjo do të jetë një ditë e mirë dhe një proces zgjedhor shembullor, siç kemi pasur edhe më parë,” tha ai.

Krasniqi ka folur edhe për mundësinë në balotazh për Prishtinën. “Besoj që do të votojmë me datën 9 nëntor në raundin e dytë edhe këtu në Prishtinë, por edhe në vende tjera. Ndërsa po ashtu shpresoj se jo më larg në dhjetor do të votojmë edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Foto: Koha.net

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar sot në komunën e Deçanit, ku ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në votime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unë e kam kryer obligimin tim qytetar, e shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I ftoj qytetarët të votojnë të gjithë. Parlamentet komunale, kryetarët e komunave kanë shumë rëndësi për standardin e jetës. Sot është dita për t’i marrë vendimet – pra, votoni, vendosni!”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka votuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Foto: Driton Paçarada

Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste”, u shpreh Çeku, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.

Foto: Driton Paçarada

Edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar sot. Ai e ushtroi të drejtën e tij në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, gjithashtu ka kryer obligimin qytetar.

Foto: RTV21

Në qendrën e votimit, ai arriti bashkë me bashkëshorten e tij. Lushtaku, gjatë prononcimit të tij, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit po zhvillohen në të gjitha komunat e vendit dhe pritet që pjesëmarrja qytetare të jetë vendimtare në formësimin e qeverisjes lokale për mandatin e ardhshëm.

Ndërkohë, pritet që edhe figura të tjera politike të votojnë gjatë ditës, ndërsa procesi do të vëzhgohet nga monitorues vendorë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një proces të rregullt dhe demokratik./Katror.info

TAGGED:Albin KurtiHajrulla ÇekuKosovalajmeLumir AbdixhikuMemli KrasniqiRamush HaradinajSami Lushtakutophome1Uran Ismailivotavotimzgjedhjezgjedhjet lokale

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rreth 100 prokurorë nëpër Kosovë, Prokuroria: Denonconi keqpërdorimet
Artikulli i ardhshëm Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

2 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

1 Shikim
Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?