Jemi në stinën e tështimave, kruarjeve dhe rrufës. Alergjitë tani janë në kulm, dhe ne do t’ju japim informacionin e duhur, si të lehtësoni frymëmarrjen me disa kura natyrale.

Ata që vuajnë nga alergjitë dhe simptomat e tyre, i varin shpresat tek shumë medikamente dhe solucione spërkatëse që të gjejnë shpëtim.
Rezultatet nuk janë gjithnjë pozitive. Shumë trajtime farmaceutike ofrojnë zgjidhje kundër tështimave dhe kruarjeve, por jo kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, shkruan Agroweb.
Një studim i kohëve të fundit tregoi se një e treta e pacientëve që vuajnë nga alergjitë janë të mendimit se medikamentet nuk funksionojnë.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kanë 14 herë më shumë shanse të vuajnë nga migrena, në krahasim me njerëzit që nuk preken nga alergjitë.
Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që zbusin simptomat e alergjive dhe ju ndihmojnë të merrni frymë lirisht./Katror.info