Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është prezantuar nga Juventus-i pasditen e kësaj të enjteje, 11 shtator, ku ka folur në konferecën e parë për shtyp si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.
Ndër disa çështje të prekura nga anësori, ai theksoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte ndihmuar për të siguruar “pasaportën shqiptare”. Ajo do e ndihmonte Edonin të mos përfshihej në listën e lojtarëve ekstrakomunitarë të Juventus-it dhe transferimi do të kryehej më lehtësisht. Siç edhe ndodhi.
Lidhur me këtë, Zhegrova ka pranuar se “fanellën e parë” të Juventus-it “ka mundesi t’ia dhuroj atij” (Edi Ramës).
Më pas, në fjalën e tij, Edoni theksoi se ai do të jetë përfaqësuesi i “të gjithë shqiptarëve” te Juventus-i./Albanian Post/Katror.info