Serie A rikthehet këtë të shtunë, kur Juventusi në shtëpi do të presë Atalantën, në kuadër të javës së pestë, nga ora 18:00.
Trajneri Igor Tudor pritet të bëjë ndryshime në formacion, duke i dhënë pushim disa sulmuesve me minutazhë të madhe, të cilët shfaqën lodhje në barazimin 1:1 ndaj Veronas. Kjo hap rrugë që Zhegrova të luajë prej minutës së parë.
25-vjeçari ishte inkuadruar vetëm në minutën e 83-të në debutimin e tij zyrtar në kampionat, ndërsa ditë më parë luajti edhe në Ligën e Kampionëve, ku ndikoi në barazimin 4:4 ndaj Borussia Dortmundit.
Zhegrova këtë verë iu bashkua Juventusit, skuadër që pas katër xhirove në kampionat zë vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara./RTK/Katror.info