Mark Zuckerberg ka njoftuar krijimin e një chatboti të ri që ai thotë se do të rivalizojë OpenAI dhe Google. Në një intervistë për Bloomberg Zuckerberg u shpreh se qëllimi i tij është që inteligjenca artificiale e krijuar nga META të bëhet asistenti dixhital më i përdorshëm në botë.
Chatboti i quajtur Llama 3.1 do të hidhet në treg në fund të këtij viti sipas Zuckerberg.
“Ne nuk besojmë se do të ketë një platformë që do të sundojë të gjithë AI, do të ketë miliona modele”, tha Zuckerberg.
Gazetarja: Pra nuk do të ketë një Zot, por disa.
Zuckerberg: Nuk mendoj se do të jenë Zota”
Përgatiti:
