Autoritetet zvicerane kanë propozuar që i tërë softueri qeveritar të jetë në formë të hapur (open source). Nëpërmjet Ligjit për Përdorimin e Mjeteve Elektronike, Zvicra ka thënë se ky ligj novator do të bënte që të gjitha uebfaqet dhe adresat e shtetit të kenë burim të hapur, duke ua mundësuar të interesuarve të kenë qasje në kodet programuese, shkruan Koha.net.
Nëpërmjet kësaj synohet transparenca, siguria dhe efikasiteti, ka raportuar ZDNET, derisa ky veprim u përshëndet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës.
Kjo u quajt mundësi e madhe për qeverinë, industrinë e teknologjisë dhe shoqërinë.
Profesori Matthias Sturmer ka thënë se nga kjo do të përfitojnë të gjithë, pasi ua mundëson kompanive teknologjike t’i zgjerojnë shtrirjen e biznesit digjital dhe potencialisht ulë koston./Katror.info