Shumë njerëz janë të kujdesshëm të kenë gjithmonë në shtëpi ushqime që mund të ruhen për një periudhë të gjatë pa u shqetësuar për skadencën. Ja disa ushqime që mund t’i mbani në kuzhinë për një kohë të gjatë dhe që nuk do t’ju zhgënjejnë:
Mjalti: Edhe pse mund të ndryshojë ngjyrën dhe strukturën, mjalti i mbyllur mirë në një kavanoz nuk skadon kurrë.
Oriz: Orizi i bardhë mund të ruajë lëndët ushqyese deri në 30 vjet nëse ruhet në enë hermetike.
Kripë: Kur mbahet larg lagështisë, kripa është e “pavdekshme” dhe mund të ruhet për një kohë të pacaktuar.
Salcë soje: Nëse shishja është e mbyllur, salca e sojës ruhet pa ndryshuar.
Sheqeri: Po ashtu, si mjalti, sheqeri nuk prishet kur ruhet në një enë të mbyllur hermetikisht.
Fasule: Duke i mbrojtur nga insektet, fasulet mund të qëndrojnë të paprekura për një periudhë të gjatë.
Pije alkoolike: Alkooli, përfshirë verën dhe uiskin, nuk skadon dhe mund të ruhet për vite me radhë.
Qumësht pluhur: Kur mbahet në një mjedis të freskët dhe të errët, qumështi pluhur mund të zgjasë deri në pesë vjet.
/Katror.info