Një çiklist 93-vjeçar që stërvitet rregullisht thotë se të qëndrosh aktiv është “shumë e rëndësishme”.
John Lee, president i ‘Icknield Road Club’, të cilit ai iu bashkua për herë të parë në 1952, tha se ai vlerëson “miqësinë dhe shoqërinë” e të qëndruarit aktiv përkrah të tjerëve.
“Më pëlqen çiklizmi sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur veten në formë. Sa më shumë kilometra të bëni, aq më fort bëheni.”

“Në fund të fundit, ju nuk mund ta blini shëndetin tuaj”, tha Lee për BBC, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë aktivë.
“Sa më në formë trupi, aq më në formë mendja,’ ishte mesazhi i 93 vjeçarit./Katror.info