Yll Limani të dielën ka qenë i pranishëm në Berat ku ka performuar para shumë të pranishmëve në festivalin multikulturor të këtij qyteti.
Në mesin e tyre ishte edhe një vogëlushe simpatike, e cila u ngjit në skenë duke suprizuar këngëtarin e njohur.
Ajo dinte komplet këngët e Yllit dhe pa hezitim këndoi në mikrofon bashkë me të.
Momenti që duket se ka lumturuar Yllin pa masë është shpërndarë edhe nga vetë këngëtari në rrjetet sociale.